Presidentja Vjosa Osmani falënderon Zvicrën për miqësinë e qëndrueshme me Kosovën
Në kuadër të vizitës së saj në Zvicër, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e thellë për miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Përmes një mesazhi të shoqëruar me video në rrjetet sociale, ajo falenderoi Zvicrën për një miqësi që i qëndron kohës dhe që është e bazuar në vlera të përbashkëta që […] The post Presidentja Vjosa Osmani falënderon Zvicrën për miqësinë e qëndrueshme me Kosovën appeared first on Albinfo.

Në kuadër të vizitës së saj në Zvicër, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e thellë për miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Përmes një mesazhi të shoqëruar me video në rrjetet sociale, ajo falenderoi Zvicrën për një miqësi që i qëndron kohës dhe që është e bazuar në vlera të përbashkëta që nuk zbehen kurrë.
“Faleminderit Zvicër, për një miqësi që i qëndron kohës – një miqësi për Kosovën, e bazuar në vlera që nuk zbehen kurrë!” tha presidentja Osmani, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, transmeton albinfo.ch.
Vizita e presidentes Osmani në Zvicër forcon lidhjet diplomatike dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke hapur rrugë për bashkëpunim të mëtejshëm në fusha të ndryshme.
VIDEO:
The post Presidentja Vjosa Osmani falënderon Zvicrën për miqësinë e qëndrueshme me Kosovën appeared first on Albinfo.