Presidentja Vjosa Osmani pranon sërish kërcënim me jetë
Zyra e Presidentes së Kosovës ka pranuar një email të dytë kërcënues brenda një periudhe të shkurtër kohore. Mesazhi përmban gjuhë fyese dhe kërcënime serioze ndaj Presidentes Vjosa Osmani. Sipas burimeve të gazetës Insajderi, emaili përfshin pretendime për përfshirje të grupeve të armatosura dhe gjuhë të ashpër kundër Presidentes dhe institucioneve të sigurisë në vend. […] The post Presidentja Vjosa Osmani pranon sërish kërcënim me jetë appeared first on Albinfo.

Zyra e Presidentes së Kosovës ka pranuar një email të dytë kërcënues brenda një periudhe të shkurtër kohore. Mesazhi përmban gjuhë fyese dhe kërcënime serioze ndaj Presidentes Vjosa Osmani.
Sipas burimeve të gazetës Insajderi, emaili përfshin pretendime për përfshirje të grupeve të armatosura dhe gjuhë të ashpër kundër Presidentes dhe institucioneve të sigurisë në vend.
Rasti i parë i ngjashëm ishte raportuar më 19 maj, kur po ashtu në adresën zyrtare të Presidencës ishte dërguar një email me përmbajtje ofenduese dhe kërcënuese, ku Presidentja etiketohej si “kriminele” dhe “antikushtetuese”, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët e Presidencës kanë konfirmuar se të dy rastet janë raportuar menjëherë tek organet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe vlerësimin e nivelit të rrezikshmërisë
The post Presidentja Vjosa Osmani pranon sërish kërcënim me jetë appeared first on Albinfo.