Prishtinë: Hapet me kohë qendra e votimit në Fakultetin Filologjik në, aty vendosen edhe vëzhguesit e BE-së

Në kryeqytetin e Kosovës është hapur qendra e votimit në Fakultetin Filologjik, ku të drejtë vote kanë rreth 9700 votues, ndërkaq numri i vendvotimeve është 11. Në Prishtinë numri i qytetarëve me të drejtë vote është mbi 212 mijë, në 54 qendra të votimit dhe 258 vendvotime teksa është një qendër votimi me kusht, me […] The post Prishtinë: Hapet me kohë qendra e votimit në Fakultetin Filologjik në, aty vendosen edhe vëzhguesit e BE-së appeared first on Albinfo.

Prishtinë: Hapet me kohë qendra e votimit në Fakultetin Filologjik në, aty vendosen edhe vëzhguesit e BE-së

Në kryeqytetin e Kosovës është hapur qendra e votimit në Fakultetin Filologjik, ku të drejtë vote kanë rreth 9700 votues, ndërkaq numri i vendvotimeve është 11.

Në Prishtinë numri i qytetarëve me të drejtë vote është mbi 212 mijë, në 54 qendra të votimit dhe 258 vendvotime teksa është një qendër votimi me kusht, me shtatë vendvotime.

Në zgjedhjet e vitit 2021, numri i votuesve të regjistruar ka qenë 185 mijë e 635 ndërsa pjesëmarrja në votime: 60.77%

Menaxheri Emanuel Xhurekaj, ka thënë se gjithçka është gati për fillimin e procesit zgjedhor.

“Gjithçka është gati, materialet kanë ardhur me kohë. Materiali nga KQZ ka ardhur rreth 05.30. Komisionarët disa salla ka mungesë, për ata, është njoftuar KQZ dhe janë në proces të zëvendësimit. Mund të fillojmë”, tha ai, transmeton albinfo.ch.

Në këtë qendër të votimit janë 12 vendvotime. Aty kanë ardhur edhe ekipi i vëzhguesve të Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

The post Prishtinë: Hapet me kohë qendra e votimit në Fakultetin Filologjik në, aty vendosen edhe vëzhguesit e BE-së appeared first on Albinfo.