Programi i Abdixhikut për zhvillim ekonomik: 5 miliardë euro buxhet, 5 miliardë investime, 5% rritje ekonomike
Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), u zotua për reforma ambicioze ekonomike gjatë prezantimit të programit politik në tubimin hapës të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai në fjalimin e tij para mijëra mbështetësve të partisë, Abdixhiku premtoi një buxhet prej 5 miliardë eurosh dhe investime në vlerë po […]

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), u zotua për reforma ambicioze ekonomike gjatë prezantimit të programit politik në tubimin hapës të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai në fjalimin e tij para mijëra mbështetësve të partisë, Abdixhiku premtoi një buxhet prej 5 miliardë eurosh dhe investime në vlerë po aq të madhe.
Ai shtoi se synimi i LDK-së është të sigurojë një rritje ekonomike prej 5% brenda mandatit të parë, një objektiv që ai e cilësoi si të “drejtë, të mundshëm dhe guximtar.”
“Në programin tonë politik kemi 5 miliardë euro buxhet, 5 miliardë euro investime, 5% rritje ekonomike”, tha Abdixhiku.