Projeksionet/ “Lufta” e tarifave trondit tregjet botërore

Aksionet në Evropë dhe Azi ranë sot, pasi presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi tarifat e reja ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës dhe tha se tarifat ndaj BE-së do të vendosen medoemos, sipas BBC. Tregjet gjermane dhe franceze të aksioneve ranë rreth 2%, me aksionet e prodhuesve të makinave ndër më të goditurat, ndërsa Bursa [...]Read More...

Projeksionet/ “Lufta” e tarifave trondit tregjet botërore

Aksionet në Evropë dhe Azi ranë sot, pasi presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi tarifat e reja ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës dhe tha se tarifat ndaj BE-së do të vendosen medoemos, sipas BBC.

Tregjet gjermane dhe franceze të aksioneve ranë rreth 2%, me aksionet e prodhuesve të makinave ndër më të goditurat, ndërsa Bursa e Londrës ra me më shumë se 1%. Dollari amerikan u forcua në tregjet valutore, duke pasur rritje në nivel rekord kundrejt juanit kinez, ndërsa dollari kanadez ra në nivelin më të ulët që nga viti 2003.

Investitorët po përgatiten për një periudhë të trazuar që mund të godasë fitimet e kompanive të mëdha dhe të dëmtojë rritjen globale.

Kanadaja dhe Meksika po përballen me shifra prej 25% për eksportet e tyre në SHBA. Mallrat e prodhimit kinez do të përballen me një taksë prej 10%, përveç tarifave ekzistuese.

Kanadaja dhe Meksika kanë thënë se do të kundërpërgjigjen me tarifa hakmarrëse, ndërsa Kina premtoi “kundërmasat përkatëse” dhe u zotua të sfidojë lëvizjen e Trump në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Trump ka thënë se tarifat janë të nevojshme për të ndalur rrjedhën e drogave të paligjshme dhe emigracionin në SHBA.

“Investitorët janë të tronditur nga perspektiva e një lufte tregtare të plotë”, tha Susannah Streeter, drejtuese në ”Hagreaves Lansdown”.

Aksionet e prodhuesve të makinave patën rënien më të madhe.

Përvec rritjes së dollarit kundrejt juanit dhe dollarit kanadez, euro ra në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt monedhës amerikane.

Çmimet e naftës u rritën gjithashtu pas lajmeve për tarifat, ndërsa tregtarët u përpoqën të analizonin se si tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dy burimet më të mëdha të importit të naftës në SHBA, do të ndikonin në treg.

Kanadaja dhe Meksika po përballen me tarifa prej 25% për eksportet e tyre në SHBA. Mallrat e prodhimit kinez do të përballen me një taksë prej 10%, përveç tarifave ekzistuese.