Rubio: Kina të ketë ndikim më të vogël mbi kanalin e Panamasë
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kërkuar që Panama të bëjë “ndryshime të menjëhershme” në atë që ai e quan “ndikimi dhe kontrolli” i Kinës mbi Kanalin e Panamasë. Kryediplomati amerikan tha se Panamaja duhet të veprojë ose SHBA do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e saj sipas një [...]Read More...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kërkuar që Panama të bëjë “ndryshime të menjëhershme” në atë që ai e quan “ndikimi dhe kontrolli” i Kinës mbi Kanalin e Panamasë.
Kryediplomati amerikan tha se Panamaja duhet të veprojë ose SHBA do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e saj sipas një traktati midis dy vendeve, shkruan BBC.
Paralajmërimi vjen pas zotimit të Presidentit Donald Trump për të rimarrë kanalin dhe një takim midis Rubio dhe Jose Raul Mulino, presidenti konservator i Panamasë, në Panama City të dielën.
Mulino u tha gazetarëve se nuk shihte një kërcënim serioz të forcës ushtarake amerikane për të kapur kanalin, duke thënë se ai kishte propozuar bisedime të nivelit teknik me SHBA-në për të adresuar shqetësimet e zotit Trump për ndikimin kinez./abcnews.al