“Projekti në Sazan, spektakolar”/ Dhëndri i Trump: Gjetëm klimë të favorshme për investim

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump ka ndarë detaje per resortin që do të ndërtojë në Ishullin e Sazanit. Nëpërmjet një videomesazhi në forumin e investimeve që po mbahet në Tiranë, Kushner tha se janë angazhuar inxhinierët më të mirë në Europë për të ruajtuar mjedisin. “Cfare e ben kete zone kaq te [...]Read More...

“Projekti në Sazan, spektakolar”/ Dhëndri i Trump: Gjetëm klimë të favorshme për investim

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump ka ndarë detaje per resortin që do të ndërtojë në Ishullin e Sazanit.

Nëpërmjet një videomesazhi në forumin e investimeve që po mbahet në Tiranë, Kushner tha se janë angazhuar inxhinierët më të mirë në Europë për të ruajtuar mjedisin.

“Cfare e ben kete zone kaq te vecante eshte mjedisi i saj natyror, ne punesuam kompanine me te mire inxhinierike ne europe qe drejton programe te medha te ruajtjes. Nese ne nuk e respektojme mjedisin, hapesira qe do te krijojme atje nuk do te jete aq speciale. Prandaj do te sigurohemi qe vertet te ruajme natyren. Nje artikull thoshte se ne do te merrnim delten e lumit qe eshte 8 milje larg dhe nuk ka te beje fare me projektin tone. Kemi investuar shumë kohë, përpjekje dhe kapital për ta çuar përpara këtë projekt dhe mendoj se do të arrijmë të bëjmë diçka spektakolare”.

Kushner tregon edhe njohjen me kryeministrin Edi Rama. Sipas dhëndrit të Trump, nën drejtimin e Ramës, Shqipëria është bërë një vend më i sigurt për të investuar.

“Edi është një politikan shumë i aftë, lider i zgjuar. Na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon.Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie.”

Ndërtimi Resortit të Kushner në Ishullin e Sazanit  kap shifrën e 1.4 miliarde eurosh do do të shtrihet në një toke prej 45 hektarësh 8% të ishullit. Ai do të jetë i ndarë në tre faza zhvillimi ku parashikohet të punësojë mbi 1000 persona. Projekti do të mbajë statusin e investitorit strategjik për një periudhe 10-vjecare./abcneews.al