Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të dyshuarin që iu sekuestrua kokainë me vlerë gati 300 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin H.K., i cili ndodhet në ndalim 48-orësh. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, sipas nenit 267 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas Prokurorisë, i

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të dyshuarin që iu sekuestrua kokainë me vlerë gati 300 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin H.K., i cili ndodhet në ndalim 48-orësh.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, sipas nenit 267 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitet të paligjshëm të shpërndarjes dhe shitjes së substancave narkotike të llojit “kokainë”.