Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Prokuroria Publike siç mësohet ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe për tre zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Ekonomisë. Ndër ata për të cilët është kërkuar paraburgimi është edhe ish-sekretarja e shtetit Razmena Cekiq, si dhe menaxheri Bekim Haxhiu. Ata janë tre personat e parë për […] The post Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë appeared first on InfoShqip.com.

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Prokuroria Publike siç mësohet ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe për tre zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Ekonomisë.

Ndër ata për të cilët është kërkuar paraburgimi është edhe ish-sekretarja e shtetit Razmena Cekiq, si dhe menaxheri Bekim Haxhiu.

Ata janë tre personat e parë për të cilët po hapet një hetim dhe po kërkohet paraburgimi në kuadër të një hetimi më të gjerë që përfshin më shumë se 20 të dyshuar.

Më parë një masë e tillë ishte kërkuar vetëm për shtatë policë të dyshuar për të njëjtin rast.

Po ashtu, sonte në gjykatë janë sjellë edhe tre ish-kryetarë të Komunës së Koçanit, të cilët po ashtu janë nën hetime. Prokuroria bën të ditur se hetimet po zgjerohen dhe se detaje të reja për përfshirjen e të dyshuarve të mbetur do të dalin në ditët në vijim.

The post Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë appeared first on