Prokuroria ndalon personin për vrasje nga pakujdesia në Deçan

Prokuroria ndalon personin për vrasje nga pakujdesia në Deçan
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar për 48 orë një person, i cili dyshohet për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pas ngjarjes tragjike të ndodhur në bjeshkët e Komunës së Deçanit.
Sipas Prokurorisë, bazuar në provat e mbledhura dhe dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima humbi jetën si pasojë e shkrepjes së armës së zjarrit nga pakujdesia e të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa arma e dyshuar është sekuestruar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.
Me pak fjalë
Prokuroria ka ndaluar një person për dyshimin e vrasjes nga pakujdesia dhe posedimit të armës pa leje në Deçan. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



