Protestat e 1 majit, më shumë se 200 të arrestuar në Stamboll

Stambolli këtë të enjte, 1 maj, u kthye në një kolaps. Shumë rrugë janë bllokuar, shërbimet e transportit u anuluan dhe policia u përgatit për demonstratën e 1 majit. Përveç për të drejtat e tyre në punë, rroga më të larta dhe kushte më të mira, ata kishin dhe një motiv më  tepër. Ka të [...]Read More...

Protestat e 1 majit, më shumë se 200 të arrestuar në Stamboll

Stambolli këtë të enjte, 1 maj, u kthye në një kolaps. Shumë rrugë janë bllokuar, shërbimet e transportit u anuluan dhe policia u përgatit për demonstratën e 1 majit.

Përveç për të drejtat e tyre në punë, rroga më të larta dhe kushte më të mira, ata kishin dhe një motiv më  tepër. Ka të bëjë pikërisht me arrestimin e kryetarit të qytetit.

Dy tubime ishin planifikuar të mbaheshin nga partia kryesore e opozitës dhe sindikatat në anën aziatike të qytetit.

Megjithatë, autoritetet dukej se po përqendrojnë shumë përpjekjet e tyre në bregun evropian, veçanërisht në zonën përreth sheshit Taksim, pika tradicionale e tubimit për demonstratat e 1 majit.

Një shoqatë ligjore ka thënë se më shumë se 200 protestues janë arrestuar para mesditës së të enjtes pranë sheshit Taksim, duke përfshirë avokatë që përpiqeshin të ndiqnin ndalimet.

Policia e trazirave ka kapur rreth 30 anëtarë të Partisë së Lirisë të Popullit, të cilët u përpoqën të thyenin barrierat. Vitet e fundit, protestat janë ndaluar në shesh, i cili ishte qendra e protestave të vitit 2013 në të gjithë vendin që sfiduan qeverinë e kryeministrit të atëhershëm, Rexhep Tajip Erdogan, tani president i Turqisë.

Kujtojmë se burgimi i kryebashkiakut, Ekrem Imamoglu në mars, ka çuar në protestat më të mëdha mbarëkombëtare që vendi ka parë në më shumë se një dekadë dhe Dita Ndërkombëtare e Punës  u shfrytëzua për rishfaqjen e pakënaqësisë ndaj qeverisë, raporton AP.