Protestuesit hapin dyert dhe godasin me gurë godinën e Ministrisë së Ekonomisë

Protestuesit hapin dyert dhe godasin me gurë godinën e Ministrisë së Ekonomisë

Protestuesit kanë lënë sheshin para Ministrisë së Arsimit dhe janë nisur drejt godinës së Parlamentit shqiptar, me thirrjet “Digjeni Parlamentin”.

Gjatë rrugës, pranë Parkut të Tajvanit, ata janë ndalur te godina e Ministrisë së Ekonomisë, ku kanë hapur dyert dhe e kanë goditur godinën me gurë dhe sende të tjera.

Protestuesit u futën brenda ambienteve të godinës dhe nxorën disa objekte jashtë saj.

Menjëherë kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat janë përballur me sulmin e protestuesve dhe, për këtë arsye, janë futur brenda godinës së kësaj ministrie.

Ndërkohë, më pas janë pozicionuar në kryqëzimin pranë Ministrisë së Brendshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

The post Protestuesit hapin dyert dhe godasin me gurë godinën e Ministrisë së Ekonomisë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.