Pse leku është fuqizuar ndaj euros dhe dollarit

Bëhet e ditur se monedhat e huaja kanë pësuar rënie në tregun shqiptar, ndërsa Leku është fuqizuar ndjeshëm në krahasim me to, duke shkaktuar një ndikim të ndjeshëm në tregjet valutore, përcjell albinfo.ch. Tani për tani 1 dollar këmbehet për 86.7 Lekë, duke humbur 0.32 Lekë krahasuar me ditën e mëparshme. Po ashtu, edhe monedha […] The post Pse leku është fuqizuar ndaj euros dhe dollarit appeared first on Albinfo.

Pse leku është fuqizuar ndaj euros dhe dollarit

Bëhet e ditur se monedhat e huaja kanë pësuar rënie në tregun shqiptar, ndërsa Leku është fuqizuar ndjeshëm në krahasim me to, duke shkaktuar një ndikim të ndjeshëm në tregjet valutore, përcjell albinfo.ch.

Tani për tani 1 dollar këmbehet për 86.7 Lekë, duke humbur 0.32 Lekë krahasuar me ditën e mëparshme. Po ashtu, edhe monedha europiane vijon të mbetet e dobët, duke u këmbyer për 99.4 Lekë.

Ndërkaq, ekspertët shpjegojnë se zhvillimet globale, si pasojat e planit të tarifave të njoftuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, po ndikojnë në dobësimin e Dollarit në të gjithë botën. Pritjet për uljen e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, si dhe ndikimi i fushatës zgjedhore në vend, po ndihmojnë në forcimin e Lekut.

Edhe monedhat si Franga zvicerane dhe Paundi britanik janë goditur nga fuqizimi i Lekut, duke u këmbyer përkatësisht për 105.7 dhe 114.5 Lekë. Në këto kushte, ekonomistët parashikojnë një periudhë të paqartë për tregjet valutore, duke theksuar se lëvizjet e monedhës vendase mund të jenë të ndikuara edhe nga faktorët politikë dhe ekonomikë të brendshëm dhe ndërkombëtarë.

The post Pse leku është fuqizuar ndaj euros dhe dollarit appeared first on Albinfo.