Pse Zvicra është e shqetësuar për rritjen e numrit të mjekëve të huaj?

Gati gjysma e profesionistëve mjekësorë që punojnë në Zvicër janë me origjinë të huaj dhe shoqata mjekësore po jep alarmin për këtë trend në rritje. Mbi 41 për qind e mjekëve që aktualisht punojnë në Zvicër kanë përfunduar studimet e tyre mjekësore jashtë vendit. Me këtë proporcion, Zvicra është shumë mbi mesataren e OECD prej […] The post Pse Zvicra është e shqetësuar për rritjen e numrit të mjekëve të huaj? appeared first on Albinfo.

Pse Zvicra është e shqetësuar për rritjen e numrit të mjekëve të huaj?

Gati gjysma e profesionistëve mjekësorë që punojnë në Zvicër janë me origjinë të huaj dhe shoqata mjekësore po jep alarmin për këtë trend në rritje.

Mbi 41 për qind e mjekëve që aktualisht punojnë në Zvicër kanë përfunduar studimet e tyre mjekësore jashtë vendit.

Me këtë proporcion, Zvicra është shumë mbi mesataren e OECD prej 19 për qind.

Në vitin 2023, në Zvicër punonin 16,590 mjekë të huaj, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar nga Shoqata Mjekësore Zvicerane (FMH).

Ndërsa kjo në vetvete mund të mos duket si një numër i madh, ai përbën 40.4 për qind të mjekëve që praktikojnë në Zvicër.

Dhe kjo shifër nuk është statike: ajo është rritur nga ‘vetëm’ 9,756 një dekadë më parë.

Këto shifra i referohen të gjithë mjekëve të huaj të punësuar në Zvicër, duke përfshirë edhe ata në praktikën private.

Dhe vetëm në spitalet publike, 45.6 për qind e mjekëve ishin të huaj në vitin 2023, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).

Nga po i rekruton mjekët Zvicra?

Si për praktikën private ashtu edhe për atë spitalore, Gjermania është deri tani vendi që ‘eksporton’ më shumë mjekë në Zvicër, (50.2 për qind e të gjithë mjekëve të huaj janë nga Gjermania).

Më pas vjen Italia me 9.5 përqind, e ndjekur nga Franca (7.1 për qind) dhe Austria (6 për qind).

Sa i përket vetëm mjekëve publikë të punësuar në spitalet publike, shifrat janë gjithashtu zbuluese.

Për sa i përket kombësive, shumica e mjekëve të huaj të punësuar në spitale vinin nga vendet fqinje: 19,3 për qind nga Gjermania, e ndjekur nga Italia (5,1 për qind) dhe Franca (3,1 për qind), transmeton albinfo.ch.

Kombësitë e tjera përbëjnë gati 17 për qind të mjekëve të spitaleve në Zvicër.

Arsyeja për këtë është e thjeshtë dhe në të njëjtën kohë pragmatike: këta mjekë jo vetëm që flasin një nga gjuhët kombëtare, por janë edhe shtetas të BE-së, që do të thotë se mund të punojnë në Zvicër pa asnjë problem, shkruan thelocal.

Kjo sepse marrëveshja për lëvizjen e lirë të njerëzve lejon njohjen e diplomave nga shtetet e BE-së dhe EFTA-s, megjithëse mjekët që vijnë nga ato vende duhet të marrin ende një autorizim për të praktikuar në Zvicër.

Pse ka ndodhur kjo?

Të paktën një pjesë e përgjigjes qëndron në mungesën e përgjithshme të personelit të kualifikuar që ka pllakosur shumë sektorë të ekonomisë së Zvicrës – duke përfshirë kujdesin shëndetësor.

“Kjo nevojë e shtuar për të thirrur personel të specializuar të huaj na kujton se nuk ka mjaft mjekë të trajnuar në Zvicër për të mbuluar nevojat,” tha FMH.

“Ne kemi trajnuar shumë pak mjekë në 20 vitet e fundit. Kjo tani po bëhet e dukshme,” tha ai.

Ekspertët mjekësorë kanë dhënë alarmin për këtë mungesë.

Sipas presidentes së FMH, Yvonne Gilli, Zvicra po trajnon shumë pak mjekë, gjë që do të krijojë një “hendek të kujdesit shëndetësor” dhe do të ketë pasoja të tmerrshme në të ardhmen e afërt, veçanërisht pasi më shumë njerëz po jetojnë më gjatë dhe po zhvillojnë sëmundje kronike.

Një arsye tjetër për alarm, tha Gilli, është se varësia nga vendet e huaja është e rrezikshme, sepse nëse vendosin të kthehen në vendet e tyre, Zvicra do të përjetojë një mungesë masive në këtë fushë.

A u kërkohet mjekëve zviceranë të flasin anglisht?

Shumica e mjekëve që punojnë në Zvicër kanë njëfarë niveli të njohjes së gjuhës angleze, duke filluar nga ajo bazë deri te rrjedhshme, sepse shumica e literaturës mjekësore, si dhe disa provime, janë vetëm në anglisht.

Megjithatë, kërkesa e vetme zyrtare e vendosur nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) dhe FMH është që mjekët që praktikojnë në Zvicër duhet të flasin gjuhën e kantonit në të cilin punojnë (kjo është arsyeja pse rekrutohen mjekë nga Gjermania, Italia, Franca dhe Austria).

Sidoqoftë, askund në listën e kërkesave zyrtare nuk përmendet detyrimi për të zotëruar gjuhën angleze për të qenë në gjendje të praktikoni mjekësinë në Zvicër.

The post Pse Zvicra është e shqetësuar për rritjen e numrit të mjekëve të huaj? appeared first on Albinfo.