Publikohet lista e përditësuar e LDK’së, këta janë kandidatët që morën më së shumti vota

Është publikuar një listë e përditësuar e kandidatëve të LDK’së për deputetë që kanë marrë më së shumti vota. Sipas një liste të publikuar nga Ballkani.info që thotë se është pas numërimit të mbi 80 për qind të votave, i pari është kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, me 94 mijëe 778 vota. Pas

Publikohet lista e përditësuar e LDK’së, këta janë kandidatët që morën më së shumti vota

Është publikuar një listë e përditësuar e kandidatëve të LDK’së për deputetë që kanë marrë më së shumti vota.

Sipas një liste të publikuar nga Ballkani.info që thotë se është pas numërimit të mbi 80 për qind të votave, i pari është kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, me 94 mijëe 778 vota.

Pas tij vjen Doarsa Kica- Xhelili me 38 mijë vota, ndërsa e treta është Hykmete Bajrami me 35 mijë vota.

I katërti në listë është Kujtim Shala me 31 mijë, e i pesti Avdullah Hoti me 26 mijë vota.

Lutfi Haziri, Anton Quni, Jehona Lushaku-Sadriu, Imri Ahmeti, Armend Zemaj, Marigona Geci, Fadil Hadërgjonaj e Besian Mustafa janë kandidatët që radhiten tutje.