Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë

Në cilin vend u rendit ETH i Cyrihut? The post Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë appeared first on Albinfo.

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë

Universitetet amerikane renditen më të mirat dhe më prestigjiozet në botë, transmeton albinfo.ch.

Renditja e fundit e publikuar në fillim të vitit 2025 nga Times Higher Education, tregon 30 të parët, 17 gjenden në SHBA.

Në fron, i padiskutueshëm, mbetet Universiteti i Harvard-it, i ndjekur nga Massachusetts Intitute of Technology në vendin e dytë, të cilin e ndan me Universitetin e Oxford në Britaninë e Madhe.

Vendi i katërt është po ashtu i bashkëndarë mes dy Universiteteve, ai i Stanford në SHBA dhe ai i Cambridge në Britani.

Në vendin e gjashtë është radhitur Universiteti Berkeley në Kaliforni, ndjekur në vendin e shtatë nga Princeton po në SHBA.

Një universitet kinez ndërkaq, ai i Tsinghua, radhitet në vendin e tetë. Ndjek në vendin e nëntë prestigjiozi Yale në SHBA dhe dhjetëshen e plotëson Universiteti i Tokyo-s.

Nga 10 vendet e para, gjashtë janë në SHBA, dy në Britani, një në Kinë dhe një në Japoni. Reflektues i qartë i dominimin amerikan në arsimimin e lartë edhe brenda 10-shes.

Më tej të radhitur më poshtë, gjenden Universiteti i Pekinit, në vendin e 12 u rendit ETH i Cyrihut, apo California Institute of Technology (CalTech).

Për universitetin e parë evropian kontinental në listë, duhet shkuar te i vetmi brenda 30-es, Universiteti Teknik i Mynihut.

Teksa fuqitë e tjera të mëdha të Bashkimit Evropian nuk kanë emra në listën e 30 më të mirëve.

E mbyll këtë të fundit Duke University në vendin e 29-ë dhe Universiteti i Edinburgh në Skoci.

The post Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë appeared first on Albinfo.