Punëdhënësit më të mirë në Gjermani për zhvillim profesional sipas LinkedIn
Nëse po mendoni të zhvendoseni në Gjermani për punë këtë vit, apo të ndërroni punë brenda vendit, ndoshta vlen të merrni parasysh listën e LinkedIn për punëdhënësit më të mirë. Platforma e njohur profesionale LinkedIn publikoi javën e kaluar listën e saj vjetore për vitin 2025: “25 punëdhënësit më të mirë për zhvillim profesional në […] The post Punëdhënësit më të mirë në Gjermani për zhvillim profesional sipas LinkedIn appeared first on Albinfo.

Nëse po mendoni të zhvendoseni në Gjermani për punë këtë vit, apo të ndërroni punë brenda vendit, ndoshta vlen të merrni parasysh listën e LinkedIn për punëdhënësit më të mirë.
Platforma e njohur profesionale LinkedIn publikoi javën e kaluar listën e saj vjetore për vitin 2025: “25 punëdhënësit më të mirë për zhvillim profesional në Gjermani”.
Tregu i punës në Gjermani ndodhet aktualisht në një periudhë pasigurie për shkak të stagnimit ekonomik të brendshëm dhe turbulencave të tregjeve globale. Megjithatë, pavarësisht rritjes së lehtë të papunësisë, ka ende shumë mundësi për punëkërkuesit, pasi vendi vijon të përballet me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore të kualifikuar, transmeton albinfo.ch.
‘Punëdhënësit më të mirë për zhvillim profesional’
Sipas LinkedIn, më shumë se gjysma e profesionistëve në mbarë botën janë aktualisht në kërkim të një vendi të ri pune apo edhe ndryshimi të fushës, me shumë prej tyre të interesuar për të përmirësuar aftësitë dhe kualifikimet e tyre.
Përveç një page të mirë dhe përfitimeve shtesë, kandidatët gjithnjë e më shumë presin nga punëdhënësi i tyre të ofrojë trajnime dhe mbështetje për zhvillim profesional.
Për të ndihmuar në këtë drejtim, LinkedIn ka renditur kompanitë që kontribuojnë më shumë në karrierën e punonjësve të tyre.
Ja lista e 25 kompanive më të mira në Gjermani për zhvillim profesional:
1. Siemens
2. Stryker
3. ServiceNow
4. Bain & Company
5. Roche
6. Boehringer Ingelheim
7. Bosch
8. PwC
9. Medtronic
10. Eli Lilly and Company
11. Thermo Fisher Scientific
12. EY
13. Boston Scientific
14. McKinsey & Company
15. BearingPoint
16. Amazon
17. Marsh
18. Sanofi
19. AbbVie
20. BD
21. Grant Thornton Germany
22. Oracle
23. Accenture
24. Procter & Gamble Germany
25. CSL
Shumë nga kompanitë në listë janë prodhues industrialë apo zhvillues softuerësh.
The post Punëdhënësit më të mirë në Gjermani për zhvillim profesional sipas LinkedIn appeared first on Albinfo.