Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë edhe sot grevën përpara Komunës

Punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” kanë vazhduar grevën e nisur dje pranë objektit të Komunës së Prishtinës. Ata po e shprehin pakënaqësinë e tyre përmes vendosjes së kamionëve të punës si shenjë revolte përpara Komunës. Qëllimi i grevës është paga më të mira, kushte të dinjitetshme pune dhe furnizim me derivate për mjetet e punës, kanë

Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë edhe sot grevën përpara Komunës

Punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” kanë vazhduar grevën e nisur dje pranë objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata po e shprehin pakënaqësinë e tyre përmes vendosjes së kamionëve të punës si shenjë revolte përpara Komunës.

Qëllimi i grevës është paga më të mira, kushte të dinjitetshme pune dhe furnizim me derivate për mjetet e punës, kanë bërë të ditur punëtorët.