Qazim Rrahmani thotë se s’ka të bëjë fare me sulmin fizik ndaj Danush Ademit

Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës, Qazim Rrahmani, është deklaruar lidhur me një sulm fizik ku Danush Ademi pretendon se është rrahur nga shumë persona. Rrahmani tha se nuk ka të bëjë fare me këtë incident. Në reagimin e PDAK-së, thuhet se Ademi e kishte ofenduar familjen Rrahmani. “Danush Ademi me 12.10.2025 ka

Qazim Rrahmani thotë se s’ka të bëjë fare me sulmin fizik ndaj Danush Ademit

Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës, Qazim Rrahmani, është deklaruar lidhur me një sulm fizik ku Danush Ademi pretendon se është rrahur nga shumë persona.

Rrahmani tha se nuk ka të bëjë fare me këtë incident.

Në reagimin e PDAK-së, thuhet se Ademi e kishte ofenduar familjen Rrahmani.

“Danush Ademi me 12.10.2025 ka provokuar dhe ofenduar familjen Rrahmani në Rrugën Naim Beka në fshatin Dubravë, me fyerjet më të rënda jo njerëzore, pas një shqarimi me palëve ka ardhë deri te një incident mes tyre si familjar, dhe kjo ska të bëjë fare me çështje politike, rasti është edhe Polici dhe nuk ka të bëjë me procesin zgjedhorë, por Danush Ademi po e luan viktimën pas humbje nga PDAK dhe Qazim Rrahmani”, thuhet në reagim.

Tutje, aty thuhet se të gjitha zgjedhjet nga 2019-ta Danush Ademi, i ka humbur nga Qazim Rrahmani, dhe tani duke ofenduar familjen Rrahmani, e ka krijuar dhe po krijon tendeca për konflikt.

“Kryetari Qazim Rrahmani nuk e ka sulmuar as ofenduar Danush Ademin, por ai ka ofenduar familjen e tij, dhe atë pastaj ka ardhur deri te konflikti si prishje e rendit publik , dhe kacafytje mes palëve. PDAK dhe Kryetari Rrahmani nuk mban as një përgjegjësi ndaj veprimit, këto do të trajtoj organet e shtetit, dhe Danush Ademi është shpifës dhe humbës i gjitha zgjedhjeve qendrore e lokale nga 2019. Ai ende nuk po mundet të pajtohet me humbjet e një pas një shume tani po përdor lloj santazhi për humbjen e kribeëitetit të Kryetarit Qazim Rrahmani dhe PDAK. Por PDAK nuk merret me shpifjet akuzat dhe kulturën e tij, sepse e gjithë qytetarët Ashkanli e din se kush është ai”.

“Ne kërkojmë nga qytetarët mirëkuptim, kërkojmë që mos ketë përqarje e urrejtje por edhe nga Danush Ademi dhe Familja Rrahmani kërkojmë që të ulen dhe flasin pajtim dhe mos përqarje e urrejtje sepse kjo nuk është pasqyre e mirë për qytetarët, si lider komunitetit”, përfundon reagimi i Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës