Qeveria Federale e Zvicrës kundër rikthimit të vinjetës për biçikletat
Qeveria Federale e Zvicrës ka refuzuar propozimin për të rikthyer vinjetën për biçikletat. Kjo është bërë e ditur në përgjigje të një iniciative të paraqitur nga Nina Fehr Düsel, anëtare e SVP nga kantoni i Cyrihut. Düsel kërkoi që Qeveria të shqyrtojë mundësinë e rivendosjes së një vinjete për biçikletat, me qëllim që të mbulohet […] The post Qeveria Federale e Zvicrës kundër rikthimit të vinjetës për biçikletat appeared first on Albinfo.

Qeveria Federale e Zvicrës ka refuzuar propozimin për të rikthyer vinjetën për biçikletat. Kjo është bërë e ditur në përgjigje të një iniciative të paraqitur nga Nina Fehr Düsel, anëtare e SVP nga kantoni i Cyrihut.
Düsel kërkoi që Qeveria të shqyrtojë mundësinë e rivendosjes së një vinjete për biçikletat, me qëllim që të mbulohet pjesërisht financimi i infrastrukturës rrugore për korsitë e biçikletave. Iniciativa u mbështet nga 39 deputetë të tjerë nga partitë SVP, FDP dhe Qendra, transmeton albinfo.ch.
Sipas Düsel, vendosja e një pagese simbolike prej 20 frangash në vit për çdo person mbi moshën 12 vjeç – dhe jo për çdo biçikletë – do të siguronte rreth 90 milionë franga në vit për shtetin.
Megjithatë, Qeveria Federale e konsideron të papërshtatshëm nisjen e një procesi ligjor pa kryer më parë një analizë të plotë. Ndër shqetësimet e ngritura përfshihen mënyra e mbledhjes së taksës, dizajni i saj, dhe përdorimi i fondeve të mbledhura.
The post Qeveria Federale e Zvicrës kundër rikthimit të vinjetës për biçikletat appeared first on Albinfo.