QKUK pajiset për herë të parë me aparatura për ngrohjen e gjakut falë komunitetit shqiptar në Cyrih
Për herë të parë, Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së janë pajisur me aparatura të specializuara për ngrohjen e gjakut dhe lëngjeve trupore (blood warmer), mjete të domosdoshme për një transfuzion të sigurt dhe efikas, përcjell albinfo.ch. Donacioni është realizuar nga organizata joqeveritare “Cicat”, me seli në Cyrih, e cila u përkujdes që këto […] The post QKUK pajiset për herë të parë me aparatura për ngrohjen e gjakut falë komunitetit shqiptar në Cyrih appeared first on Albinfo.

Për herë të parë, Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së janë pajisur me aparatura të specializuara për ngrohjen e gjakut dhe lëngjeve trupore (blood warmer), mjete të domosdoshme për një transfuzion të sigurt dhe efikas, përcjell albinfo.ch.
Donacioni është realizuar nga organizata joqeveritare “Cicat”, me seli në Cyrih, e cila u përkujdes që këto aparatura jetike t’i bëhen pjesë e praktikës së përditshme në mjekimin e pacientëve.
Kryetarja e OJQ-së, Ermire, theksoi se deri më sot, mjekët në QKUK shpesh janë detyruar të përdorin metoda alternative në mungesë të aparaturave adekuate.
“Deri më tani, në raste të veçanta është përdorur mbajtja e qeseve me gjak pranë trupit për t’i ngrohur, gjë që e vështirësonte shumë punën e mjekëve. Sot dhuruam katër Blood Warmers, dy për Klinikën Onkologjike dhe dy për Emergjencën, si dhe pesë karroca për bartjen e barnave, me shpresën dhe zotimin se këto nuk do të jenë donacionet e fundit,” deklaroi ajo.
Donacioni u bë i mundur falë Festivalit “Shliroj Cicat”, mbajtur në tetor 2024, ku artistët realizuan piktura gjatë tri ditëve të rezidencës.
The post QKUK pajiset për herë të parë me aparatura për ngrohjen e gjakut falë komunitetit shqiptar në Cyrih appeared first on Albinfo.