Quni i LDK-së nuk përjashton koalicionin me LVV-në: Personalisht s’kam vija të kuqe

Anton Quni nga LDK-ja nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. “Unë nuk kam personalisht vija të kuqe  për kundër gjitha atyre frustrimeve dhe konfuzioneve  që janë shkaktu, këto janë çështje që diskutohen në organet më të larta të LDK-së”, tha Quni për rtv21. Megjithatë, sipas tij për t’u arritur një

Quni i LDK-së nuk përjashton koalicionin me LVV-në: Personalisht s’kam vija të kuqe

Anton Quni nga LDK-ja nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë nuk kam personalisht vija të kuqe  për kundër gjitha atyre frustrimeve dhe konfuzioneve  që janë shkaktu, këto janë çështje që diskutohen në organet më të larta të LDK-së”, tha Quni për rtv21.

Megjithatë, sipas tij për t’u arritur një gjë e tillë duhet të arrihet të implementimet programi i tyre qeverisës.

“Janë shumë të panjohura të cilat do të munden me u diskutu, ne e kemi një program politik me të cilin kemi bërë ofertë qytetarëve dhe për të cilin ne besojmë se Kosovën e nxjerr nga ky qorrsokak. Edhe nëse ne arrijmë si parti politike me implementu programin tonë në qeverisës atëherë duhet të merren në konsideratë të gjitha opsionet.”, shtoi ai.

Derisa Quni komentoi edhe kërkesën e ndërkombëtarëve për qeveri stabile, duke thënë se qeverinë e ardhshme e presin procese komplekse.

“Kërkesa e ndërkombëtarëve është shumë e arsyeshme nga fakti se në agjendën e cilës do qeveri do të jenë disa prioritete esenciale për të ardhmen e Kosovës, jo vetëm të Kosovës por edhe për rajonin me gjerë. Prandaj duke filluar nga partia fitues e cila do e ketë mundësinë ta ndërtojë koalicionin deri të opsionet tjera duhet ta kenë parasysh këtë fakt se një qeveri e radhës duhet të jetë kredibile për faktin se do menaxhoj procese shumë komplekse për të ardhmen e Kosovës.”, deklaroi Quni.