Rafael Leao “sfidon” Ibrahimovicin: Bën live pas fitores dhe shpërthen në batuta
Rafael Leão ka rikthyer buzëqeshjen tek tifozët e Milanit, jo vetëm për shkak të fitores së skuadrës ndaj Lecces, por edhe me një moment argëtues në kanalin e tij në Twitch. Edhe pse Massimiliano Allegri dhe Zlatan Ibrahimovic i kanë sugjeruar të mos bëjë shpesh transmetime të tilla, portugezi nuk i rezistoi tundimit dhe imitoi […]

Rafael Leão ka rikthyer buzëqeshjen tek tifozët e Milanit, jo vetëm për shkak të fitores së skuadrës ndaj Lecces, por edhe me një moment argëtues në kanalin e tij në Twitch.
Edhe pse Massimiliano Allegri dhe Zlatan Ibrahimovic i kanë sugjeruar të mos bëjë shpesh transmetime të tilla, portugezi nuk i rezistoi tundimit dhe imitoi një intervistë pas ndeshjes, duke komentuar suksesin e Rossonerëve.
“Mirëmbrëma të gjithëve. Ekipi fitoi sot, fitore e shkëlqyer. Trajneri më foli (qesh) dhe më tha ‘Mos e bëj shpesh’, e njëjta gjë edhe Ibra. Por sipas mendimit tim, sot ishte arsye e mirë për të transmetuar. Fitore e madhe, pra… po,” u shpreh Leão mes të qeshurave, përcjell ORAinfo.
Sulmuesi, i cili mungoi për shkak të një dëmtimi në pulpë, qetësoi edhe tifozët mbi gjendjen e tij fizike: “Jam mirë. Jam pas ekipit. Po e kundërta e ekipit,” tha ai në stilin e tij humoristik.
Leão vlerësoi edhe kontributin e skuadrës: Luka Modric asistoi, Ruben Loftus-Cheek shënoi, ndërsa Christian Pulisic hyri nga stoli për të vulosur fitoren. “Mendoj se të gjithë, titullarë apo nga stoli, po bëjnë një punë të shkëlqyer,” theksoi ai.
Me këtë fitore, Milani vazhdon momentin pozitiv, ndërsa Leão mbetet një figurë qendrore si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. /ORAinfo/