Raketa më e madhe e SpaceX po përgatitet për nisje
Elon Musk, themeluesi dhe CEO i SpaceX, foli për planet e tij për raketën Starship, si dhe për misionin në Mars, i cili ka qenë qëllimi i tij ambicioz për dekada. SpaceX është ende duke planifikuar një mision në Mars vitin e ardhshëm, pavarësisht shpërthimeve të Starship gjatë fluturimeve testuese. “Progresi matet me afatin kohor [...]Read More...

Elon Musk, themeluesi dhe CEO i SpaceX, foli për planet e tij për raketën Starship, si dhe për misionin në Mars, i cili ka qenë qëllimi i tij ambicioz për dekada.
SpaceX është ende duke planifikuar një mision në Mars vitin e ardhshëm, pavarësisht shpërthimeve të Starship gjatë fluturimeve testuese.
“Progresi matet me afatin kohor për krijimin e një qytetërimi të vetë-qëndrueshëm në Mars”, tha Musk gjatë një prezantimi mbi zhvillimin e Starship.
Raketa masive përbëhet nga dy elementë, të dy të projektuar për t’u ripërdorur shpejt. Është përforcuesi Super Heavy 52 metra i gjatë dhe pjesa e sipërme e quajtur Starship, ose thjesht Ship.
Starship ka përfunduar nëntë teste deri më tani, e fundit prej të cilave u zhvillua më 27 maj.
Anija arriti në hapësirë gjatë atij misioni, por shpejt përjetoi një anomali, gjoja për shkak të një rrjedhjeje shtytëse.
SpaceX humbi kontrollin mbi të, kështu që hyri në atmosferë mbi Oqeanin Indian në mënyrë të pakontrolluar.
Probleme më serioze anija pati edhe gjatë nisjes së shtatë dhe të tetë në janar dhe mars të këtij viti, shkruajnë mediat e huaja.
Të dyja herët shpërtheu pas më pak se 10 minutash në fluturim dhe pjesët ranë në Oqeanin Atlantik.
Por Musk nuk dukej i shqetësuar pas fluturimit të nëntë, duke vënë në dukje performancën e përmirësuar të anijes në krahasim me dy nisjet e mëparshme. Ai theksoi se kompania ka mjaft të dhëna për të analizuar.
Ai gjithashtu foli me të njëjtin ton në regjistrimin e bërë në Starbase, ku kryhet prodhimi i Starship, si dhe nisja.
“Me çdo nisje, veçanërisht në ditët e para të Starship, ne po marrim gjithnjë e më shumë informacion rreth asaj që nevojitet për ta bërë njerëzimin multiplanetar dhe për të përmirësuar Starship deri në pikën ku mund të transportojë në fund qindra mijëra, ndoshta miliona njerëz në Mars”, tha miliarderi.
Raportohet se Starship është raketa më e madhe dhe më e fuqishme në histori, versioni aktual është 121 metra i lartë, por raketa do të bëhet edhe më e madhe në vitet e ardhshme.
Versioni tjetër i raketës, i njohur si Version 3, do të jetë 124.4 metra i gjatë.
Ky version pritet të fluturojë në Mars dhe të ndihmojë në popullimin e Planetit të Kuq, sipas Musk.
Manjati i teknologjisë njoftoi se ky version duhet të fluturojë për herë të parë deri në fund të këtij viti, dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, Starship mund të shkojë në Mars rreth një vit më vonë.