Rama për 8 Marsin: Kemi bërë progres në zgjerimin e hapësirës për gratë në çdo nivel

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në një aktivitet me gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Kreu i qeverisë tha se gratë janë të përfshira në të gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe kjo është meritë e PS. “Duke iu parë të gjithave këtu po […] The post Rama për 8 Marsin: Kemi bërë progres në zgjerimin e hapësirës për gratë në çdo nivel appeared first on Albinfo.

Rama për 8 Marsin: Kemi bërë progres në zgjerimin e hapësirës për gratë në çdo nivel

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në një aktivitet me gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Kreu i qeverisë tha se gratë janë të përfshira në të gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe kjo është meritë e PS.

“Duke iu parë të gjithave këtu po mendoja se çfarë do të ndodhte me burrat dhe çfarë do të ndodhte me djemtë tuaj nëse ju për një muaj nuk do të ktheheshit në shtëpi. Por për një javë, po imagjino për një muaj. Në fakt, kjo është në mënyrë të thjeshtë  e vërteta e ekuilibrit të çdo shtëpie që pa gruan është pa çati dhe e vërteta e ekuilibrit të çdo shoqërie siç është edhe shoqëria jonë që nëse sot ka shumë më tepër vend për gratë dhe vajzat në të gjitha nivelet e vendimmarrjes por dhe hapësirat e jetës aktive, kjo i detyrohet në radhë të parë një emri të vetëm PS. Një grua shqiptare që ju e keni dëgjuar të gjitha Elena Gjika thoshte se çdo shoqëri matet me vendin që i ka rezervuar gruas.

Dhe nëse e matim Shqipërinë me vendin që i ka rezervuar gruas, mendoj se progresi në zgjerimin e hapësirës për gratë është pasqyrë kuptimplotë e vetë progresit që ka bërë Shqipëria dhe për këtë ne socialistët dhe socialistet shqiptare i kemi të gjithë arsyet të jemi më krenarë se gjithë të tjerët. Dhe duke vazhduar me Dora d’Istria, ajo thoshte së të luftosh për gratë, do të thotë të luftosh dhe fitosh edhe për burrat.  Sa më të forta të jenë gratë, aq më të fortë janë burrat dhe sa më të dobëta të jenë gratë aq më e dobët është fuqia në dukje e burrit. Besoj se duke zgjeruar hapësirën për gratë, duke u dhënë atyre më shumë vend në të gjitha nivelet e përfaqësimit, ne të gjithë së bashku luftojmë për ti bërë burrat më të vetëdijshëm, më të arsyeshëm e më të urtë në kuptimin e mençurisë. Thënë të gjitha këto, në 11 maj Shqipëria ka sfidën për të mos humbur asnjë minutë në një proces ku rrethanat tona të brendshme dhe rrethanat e brendshme të Evropës janë bërë një dhe për herë të parë në historinë tonë mundësia për tu bërë pjesë e familjes Evropiane është reale dhe është në duart tona”,-tha Rama.

The post Rama për 8 Marsin: Kemi bërë progres në zgjerimin e hapësirës për gratë në çdo nivel appeared first on Albinfo.