Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit: Kujtimi i babait të Hashim Thaçit do të mbetet pjesë e pazëvendësueshme e historisë së Kosovës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur ngushëlime për ndarjen nga jeta të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit, shkruan GazetaDemos. Ai tha se ky është një moment dhimbjeje, jo vetëm për familjen, por për gjithë popullin e Kosovës. “Roli i babait të Hashim Thaçit ishte i veçantë në jetën e tij, duke kontribuar
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur ngushëlime për ndarjen nga jeta të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit, shkruan GazetaDemos.
Ai tha se ky është një moment dhimbjeje, jo vetëm për familjen, por për gjithë popullin e Kosovës.
“Roli i babait të Hashim Thaçit ishte i veçantë në jetën e tij, duke kontribuar në formimin e karakterit dhe vlerave që udhëhoqën veprimtarinë e tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike. Kjo humbje bëhet akoma më e rëndë kur vdekja e tij ndodh në kohën kur djalin nuk e kishte pranë, kur ai nuk është në Kosovë”, tha Rama.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të babait të Hashim Thaçit, ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ky është një moment dhimbjeje, jo vetëm për familjen Thaçi, por edhe për gjithë popullin e Kosovës, i cili ka ndjerë dhe vazhdon të ndiejë pasojat e sakrificave të shumta që u bënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Roli i babait të Hashim Thaçit ishte i veçantë në jetën e tij, duke kontribuar në formimin e karakterit dhe vlerave që udhëhoqën veprimtarinë e tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike. Kjo humbje bëhet akoma më e rëndë kur vdekja e tij ndodh në kohën kur djalin nuk e kishte pranë, kur ai nuk është në Kosovë.
Në këto momente të dhimbshme, ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për Hashim Thaçin dhe gjithë familjen e tij, duke i siguruar ata për mbështetje dhe solidaritetin e popullit të Kosovës. Ky është një moment reflektimi, për të vlerësuar gjithashtu trashëgiminë e një jete të dedikuar për një kauzë të madhe, përpjekjet për liri dhe për një Kosovë të pavarur.
Urojmë që, në këtë periudhë të dhimbjes, familja të gjejë forcën dhe mbështetjen e nevojshme për të përballuar këtë humbje. Kujtimi i babait të Hashim Thaçit do të mbetet gjithmonë një pjesë e pazëvendësueshme e historisë dhe identitetit të Kosovës, që djalin ja dha luftës e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës!
Pusho në paqe!