Rama takim me ambasadorin britanik, flasin për bashkëpunimin mes kompanive teknologjike
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mirëpritur në takim sot ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves. Rama thotë se në takim kanë diskutuar për disa tema. “Diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimeve mes kompanive teknologjike, mundësitë për inovacion të përbashkët dhe rolin e ekspertizës britanike në procesin e digjitalizimit të Kryeqytetit”, thuhet mes tjerash në postimin e Ramës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mirëpritur në takim sot ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.
Rama thotë se në takim kanë diskutuar për disa tema.
“Diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimeve mes kompanive teknologjike, mundësitë për inovacion të përbashkët dhe rolin e ekspertizës britanike në procesin e digjitalizimit të Kryeqytetit”, thuhet mes tjerash në postimin e Ramës.
Ai shtoi tutje se “bashkëpunime të tilla janë kyçe për të forcuar lidhjet tona dhe për të krijuar mundësi të reja për qytetarët e Prishtinës”.