Ramiz Lladrovci përmend profile të rreme, lëshon “perlën” e radhës: S’ka bir nane që më largon nga PDK!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar publikisht duke denoncuar përhapjen e profileve dhe portaleve të rreme që, sipas tij, janë vënë në funksion për të dëmtuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme. “Profilet e rreme kanë filluar punën, po rizgjohen. Në zgjedhjet e kaluara ishin

Ramiz Lladrovci përmend profile të rreme, lëshon “perlën” e radhës: S’ka bir nane që më largon nga PDK!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar publikisht duke denoncuar përhapjen e profileve dhe portaleve të rreme që, sipas tij, janë vënë në funksion për të dëmtuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme.

“Profilet e rreme kanë filluar punën, po rizgjohen. Në zgjedhjet e kaluara ishin 18 profile të tilla, ndërsa tash janë bërë 18 profile/portale,” ka shkruar Lladrovci në një postim.

Ai i ka cilësuar këto veprime si metoda të njohura nga e kaluara që synojnë të krijojnë mjegull rreth PDK-së dhe kandidaturës së tij.

Lladrovci ka theksuar qartë se Partia Demokratike e Kosovës mbetet e pandryshueshme në qëndrimet dhe unitetin e saj: “PDK, dje, sot, nesër, pikë. Uniteti në degën e PDK-së në Drenas është më i fortë se kurrë.”

Ai gjithashtu është shprehur se nuk ekziston “bir nane që mund ta largojë nga PDK-ja”, duke konfirmuar angazhimin dhe besnikërinë e tij ndaj kësaj partie, pavarësisht përpjekjeve për diskreditim përmes rrjeteve sociale dhe mediave të dyshimta.