Rasti u inicua si “Trafikimi me njerëz” – Prokuroria nis hetimet për gruan me të meta mendore që dyshohet se është dhu’nuar fizikisht në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për dhunimin fizik e keqtrajtimin seksual të një gruaje në Gjilan, e cila dyshohet se është me të meta mendore. Sipas njoftimit që ka bërë sot Prokuroria, Policia e Kosovës është autorizuar që të ndërmarrë veprime hetimore pas postimit të qytetarëve në

Rasti u inicua si “Trafikimi me njerëz” – Prokuroria nis hetimet për gruan me të meta mendore që dyshohet se është dhu’nuar fizikisht në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për dhunimin fizik e keqtrajtimin seksual të një gruaje në Gjilan, e cila dyshohet se është me të meta mendore.

Sipas njoftimit që ka bërë sot Prokuroria, Policia e Kosovës është autorizuar që të ndërmarrë veprime hetimore pas postimit të qytetarëve në rrjetin social, Facebook.

Rasti është inicuar si “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se pas postimit nga qytetarët në rrjetin social “Facebook” të fotografisë së të dëmtuarës A.S. me lëndime trupore, ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarre veprime hetimore, lidhur me këtë çështje penale. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është inicuar si “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në mënyrë që të identifikohet/en kryerësi/it e kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Gjilan.

Koleksionuesi i video-kasetave për krimet e luftës në Kosovë, Esat Shala, të martën ka publikuar fotografitë e një gruaje që sipas tij, dyshohet se dhunohet fizikisht dhe përdoret seksualisht.

Sipas postimit të Shalës, ako vuan nga probleme mendore dhe detyrohet të kërkojë lëmoshë nga disa persona, ku në qoftëse ajo nuk arrin pazare të mjaftueshme, ata ushtrojnë dhunë fizike e seksuale mbi të.