Reagime pas vdekjes së tre fëmijëve nga shembja e një shtëpie në Jabllanicë

Tre fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një objekti në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës. Nga shembja e objektit vdiqën dy fëmijë 15-vjeçarë dhe një 14-vjeçar. “Jam i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë sonte! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka fjalë […] The post Reagime pas vdekjes së tre fëmijëve nga shembja e një shtëpie në Jabllanicë appeared first on Albinfo.

Reagime pas vdekjes së tre fëmijëve nga shembja e një shtëpie në Jabllanicë

Tre fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një objekti në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës.

Nga shembja e objektit vdiqën dy fëmijë 15-vjeçarë dhe një 14-vjeçar.

“Jam i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë sonte! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen! Le të bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajsës engjëjt!”, ka shkruar kryetari i Komunës së Gjakovës.

I tronditur është shprehur edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës. Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina, që humbën fëmijët. Zoti ju lehtësoftë dhembjen”, shkroi ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka treguar se kryeqyteti ka gatishmërinë për të ofruar ndihmën e nevojshme.

“Si kryeqytet, shprehim gatishmërinë tonë për të ofruar çdo ndihmë të mundshme për siguri dhe emergjenca që mund t’i nevojiten Komunës së Gjakovës. Një tragjedi e tillë na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për të krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë! Ngushëllime të sinqerta të gjithë familjarëve, miqve dhe të afërmve të tyre”, ka shkruar Rama.

The post Reagime pas vdekjes së tre fëmijëve nga shembja e një shtëpie në Jabllanicë appeared first on Albinfo.