QKUK realizon operacion të rrallë tek foshnjë njëjavëshe me teratomë kongjenitale

QKUK realizon operacion të rrallë tek foshnjë njëjavëshe me teratomë kongjenitale

QKUK realizon operacion të rrallë tek foshnjë njëjavëshe me teratomë kongjenitale

Ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë MaksilofacialeQendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale të rrallë tek një foshnjë njëjavëshe, e diagnostikuar me teratomë kongjenitale orofaringo-nazofaringeale (Epignathus), një patologji jashtëzakonisht e rrallë që rrezikon seriozisht frymëmarrjen dhe ushqyerjen.

Sipas mjekëve, kjo patologji paraqitet me një incidencë prej rreth 1 në 35.000 deri në 1 në 200.000 lindje të gjalla dhe shoqërohet me mortalitet shumë të lartë, deri në 80–100 për qind, nëse nuk sigurohen me kohë rrugët e frymëmarrjes.

Pas diagnostikimit të hershëm, ekipi i Klinikës së Neonatologjisë siguroi në mënyrë emergjente rrugët e frymëmarrjes, ndërsa më pas foshnja iu nënshtrua ekzaminimeve radiologjike dhe vlerësimit multidisiplinar.

Menaxhimi i rastit u realizua nga ekipi i Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale në bashkëpunim të ngushtë me ekipet e Neonatologjisë, Anesteziologjisë, Radiologjisë dhe Institutit të Patologjisë.

Ndërhyrja kirurgjikale u udhëhoq nga dr. Alban Olluri, me mbështetjen e ekipit të anesteziologëve të udhëhequr nga dr. Agreta Gashi Gecaj.

Gjatë operacionit, tumori u largua në tërësi, duke ruajtur maksimalisht strukturat anatomike përreth dhe pa komplikime intraoperative.

Sipas QKUK-së, ecuria postoperative ka qenë shumë e favorshme. Foshnja tashmë merr frymë spontanisht, ushqehet normalisht dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e ekipeve mjekësore.

Ky rast konsiderohet ndër arritjet më të rëndësishme të QKUK-së në trajtimin e patologjive të rralla dhe komplekse tek të porsalindurit, duke dëshmuar nivel të lartë të ekspertizës profesionale, bashkëpunim multidisiplinar dhe kapacitete të avancuara klinike.

Me pak fjalë

QKUK realizoi një operacion të rrallë tek një foshnjë njëjavëshe me teratomë kongjenitale, duke siguruar jetën e foshnjës përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale emergjente dhe multidisiplinare.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.