Regjisori James Cameron kërkon nënshtetësinë e Zelandës së Re për t’i shpëtuar Trump
Regjisori James Cameron ka thënë se po përpiqet të marrë nënshtetësinë e Zelandës së Re për t’i shpëtuar presidentit amerikan Donald Trump. Cameron, regjisori i filmave “Titanic” dhe “Avatar”, e quajti “të tmerrshëm” kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, raporton Daily Mail. Regjisori, i cili ka jetuar në Zelandën e Re për gati dy [...]Read More...

Regjisori James Cameron ka thënë se po përpiqet të marrë nënshtetësinë e Zelandës së Re për t’i shpëtuar presidentit amerikan Donald Trump.
Cameron, regjisori i filmave “Titanic” dhe “Avatar”, e quajti “të tmerrshëm” kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, raporton Daily Mail.
Regjisori, i cili ka jetuar në Zelandën e Re për gati dy dekada, por nuk është bërë ende shtetas, tha se beson se Amerika po humb vlerat e saj thelbësore nën udhëheqjen e Trump.
Cameron shtoi se megjithëse jeton jashtë Amerikës, ai nuk beson se është e mundur t’i shpëtohet plotësisht ndikimit global të Trump.
“Ne të gjithë jemi pjesë e kësaj, globalisht. Nuk e di nëse ndihem më i sigurt këtu, por të paktën nuk duhet të lexoj për të në faqet e para çdo ditë”, tha ai.
Cameron iu bashkua një numri të famshëm që kanë shprehur më parë dëshirën e tyre për t’u larguar nga SHBA nëse Trump zgjidhet, duke përfshirë aktoret Whoopi Goldberg dhe Lena Dunham, si dhe këngëtarja Cher./abcnews.al