E rëndë: Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërllukë

Ka ndërruar jetë njëri nga gjashtë personat e lënduar pas aksidentit mes tri veturave në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.
Sipas policisë, pas trajtimit në emergjencën e spitalit në Vushtrri, personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK.
Rreth orës 14:00, nga mjeku është konfirmuar se, si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi me lëndime të rënda ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i viktimës, mashkull i moshës 74-vjeçare, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



