Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria r TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne

Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria r TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne

Shkup, 19 shtator 2026-Digjitalizimi i sistemit të drejtësisë dhe forcimi i sigurisë së teknologjisë së informacionit janë ndër prioritetet për ndërtimin e institucioneve më efikase, të sigurta dhe të përgatitura për standardet evropiane.

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim pune me Vlatko Petrevski, drejtor i KING ICT Maqedoni (DSP), Maja Lazarova, menaxhere e projektit, dhe Marija Jorgaqievski, asistente e projektit.

Në takim u shqyrtuan aktivitetet në kuadër të komponentit IPA III „Digjitalizimi i përmirësuar i institucioneve shtetërore në fushën e gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit“, me fokus në avancimin e menaxhimit të TI-së, përmbushjen e kushteve dhe rezultateve të përcaktuara, si dhe zbatimin e masave për sigurinë e sistemeve dhe të dhënave.

Ministri Shasivari theksoi se transformimi digjital i drejtësisë nuk është vetëm proces teknologjik, por një komponent i rëndësishëm i reformës së sistemit të drejtësisë.

„Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem drejtësie që përdor teknologji moderne, mbron të dhënat dhe proceset digjitale dhe rrit efikasitetin dhe sigurinë e institucioneve. Digjitalizimi duhet të shoqërohet me standarde të larta të sigurisë dhe me kapacitete institucionale që garantojnë qëndrueshmërinë e këtij procesi“, theksoi Shasivari.

Ai shtoi se investimi në teknologji dhe siguri digjitale është investim në institucione më të fuqishme, më rezistente dhe më të besueshme.

„Me digjitalizim të përgjegjshëm dhe standarde të larta të sigurisë së TI-së, ndërtojmë një sistem drejtësie të aftë për t’iu përgjigjur kërkesave bashkëkohore dhe plotësisht të përgatitur për standardet evropiane“, tha ministri Shasivari.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.