Reperi i burgosur kërkon faljen e Trump/ P.Diddy është shpallur fajtor, pret dënimin në tetor
Ekipi ligjor i producentit të njohur muzikor Sean “Diddy” Combs ka kontaktuar me Administratën e Presidentit Amerikan Donald Trump për ti kërkuar Kreut të Shtëpisë së Bardhë që ti jap reperit falje presidenciale. Lajmi i raportuar nga mediat amerikane u konfirmua nga Avokatja e P Diddyt në një intervistë për CNN. Muajin e kaluar,Sean Diddy [...]Read More...

Ekipi ligjor i producentit të njohur muzikor Sean “Diddy” Combs ka kontaktuar me Administratën e Presidentit Amerikan Donald Trump për ti kërkuar Kreut të Shtëpisë së Bardhë që ti jap reperit falje presidenciale. Lajmi i raportuar nga mediat amerikane u konfirmua nga Avokatja e P Diddyt në një intervistë për CNN.
Muajin e kaluar,Sean Diddy Combs u shpall fajtor për dy akuza lidhur me prostitucionin, por Gjykata e gjeti ati te pafajshem lidhur me akuza te tjera qe lidheshin me trafikim seksual dhe komplot per zhvatje.
Rreperi dhe producenti I mirenjohur I Hollywood rrezikon te denohet me maksimuni 20 vite Burg per te dyja akuzat, nderkohe qe vendimi per te pritet te jepet ne muajin tetor.
Presidenti Trump, i pyetur në maj përpara se rreperi dhe producenti te shpallej fajtor , deklaroi se “do ta shqyrtonte rastin”, megjithëse tha se nuk e kishte ndjekur nga afër. Në një intervistë te fundit për Newsmax, Trump u shpreh: “Kam qenë mik I mire me të, kuptoheshim mirë. M’u duk si djalë i sjellshëm, por kur kandidova për president, ai ishte shumë armiqësor ndaj meje.”- deklaroi presidenti Amerikan ndersa shtoi se nuk kishte marre ende nje vendim per falje presidenciale ndaj P Diddyt.
Shtepia e Bardhe nuk ka komentuar mbi kerkesen e bere nga ekipi ligjor I Sean “Diddy” Combs, ku kerkohet qe Presidenti Amerikan Donald Trump te perdore kompetencen e tij te jashtezakonshme per te falur dikend qe denohet me burgim per nje krim te caktuar.