Restoranti zviceran në Uashington përballet me tronditje ekonomike dhe sfida tregtare
Restoranti “Stable”, një copëz Zvicre në zemër të kryeqytetit amerikan, po përjeton valë tronditëse ekonomike mes tarifave të administratës Trump dhe pasigurive të shkaktuara nga goditjet në tregun e punës të ndikuara nga Elon Musk dhe Departamenti i tij i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), shkruan RTS. Silvan Krämer, menaxheri i lokalit dhe një nga zërat […] The post Restoranti zviceran në Uashington përballet me tronditje ekonomike dhe sfida tregtare appeared first on Albinfo.

Restoranti “Stable”, një copëz Zvicre në zemër të kryeqytetit amerikan, po përjeton valë tronditëse ekonomike mes tarifave të administratës Trump dhe pasigurive të shkaktuara nga goditjet në tregun e punës të ndikuara nga Elon Musk dhe Departamenti i tij i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), shkruan RTS.
Silvan Krämer, menaxheri i lokalit dhe një nga zërat më të zëshëm të kuzhinës zvicerane në SHBA, shprehet i shqetësuar për të ardhmen. “Disa furnizues kanë njoftuar tashmë rritje prej 15 deri në 20%. Pyetja është: për sa kohë do ta përballojmë këtë?” – deklaroi ai për RTS.
Gjysma e përbërësve të përdorur në restorant importohen direkt nga Zvicra, duke e bërë restorantin veçanërisht të ndjeshëm ndaj tarifave doganore. Krahas rritjes së çmimeve të produkteve, rënia e fuqisë blerëse në qytet po lë pasoja të dukshme në industrinë e restoranteve, përcjell albinfo.ch.
“Shumë njerëz që punonin për qeverinë këtu janë pushuar nga puna, dhe të tjerë nuk e dinë nëse do ta humbasin vendin e tyre. Njerëzit janë më të kujdesshëm, shpenzojnë më pak dhe hanë më pak jashtë,” thotë Krämer. Sipas tij, tre muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një rënie të përgjithshme të konsumit në të gjitha restorantet e kryeqytetit amerikan, krahasuar me vitin e kaluar, shkruan RTS.
Në këtë kontekst të brishtë, menaxheri shpreson në ndërhyrjen e Këshillit Federal të Zvicrës, duke sugjeruar nevojën për negociata të reja për tarifa doganore më të favorshme, për të ruajtur vijueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e bizneseve zvicerane në tregje të ndjeshme si ai amerikan, transmeton albinfo.ch.
The post Restoranti zviceran në Uashington përballet me tronditje ekonomike dhe sfida tregtare appeared first on Albinfo.