Revista prestigjioze për astronomi shkruan për Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë

Magazina më prestigjioze në botë për astronomi, Sky & Telescope, ia ka kushtu pesë faqe të plota historisë së Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Një projekt që lindi prej kurgjo tjetër veç shpresës, këmbënguljes, e mosdorëzimit, edhe kur gjithqka dukej e pamundshme. Astronomja shqiptare, Pranvera Hyseni si themeluese e  Observatorit dhe […] The post Revista prestigjioze për astronomi shkruan për Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë appeared first on Albinfo.

Revista prestigjioze për astronomi shkruan për Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë

Magazina më prestigjioze në botë për astronomi, Sky & Telescope, ia ka kushtu pesë faqe të plota historisë së Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Një projekt që lindi prej kurgjo tjetër veç shpresës, këmbënguljes, e mosdorëzimit, edhe kur gjithqka dukej e pamundshme.

Astronomja shqiptare, Pranvera Hyseni si themeluese e  Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë shkruan se:

“Na u deshën vite. Me shumë dhimbje, dyshime, sakrifica… edhe njerëz që besuan në diçka që ende s’kishte marrë formë. Por ja ku jemi sot, në faqet e shtypit. Në një revistë që e kam lexu qysh fëmijë. Në prag të botës. Për një vend si Kosova që ka kalu përmes kaq shumë sfidash, me e pa sot një ndër arritjet tona më të mëdha shkencore të nderohet në këtë formë… t’prek në shpirt. Edhe ka një domethënie që zor përshkruhet me fjalë. Respekt i madh dhe falënderim nga zemra për Diana Hannikainen dhe ekipën Sky & Telescope, për përkrahjen, përkushtimin dhe vlerësimin që i ka dhënë këtij kapitulli historik për vendin tonë.

The post Revista prestigjioze për astronomi shkruan për Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë appeared first on Albinfo.