Rezultatet preliminare: Vetëvendosje prin në Prishtinë me 46%, LDK e dyta me 25%
Nga të dhënat e procesuara për herë të fundit në orën 10:19 më 10.02.2025 në 249 vendvotime nga gjithsej 258 gjithsej, apo 96.51% vendvotime të procesuara në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm e para, e ndjekur nga LDK. LVV po prinë në Prishtinë me 46.83 për qind të votave, apo 52 mijë e 976 […]

Nga të dhënat e procesuara për herë të fundit në orën 10:19 më 10.02.2025 në 249 vendvotime nga gjithsej 258 gjithsej, apo 96.51% vendvotime të procesuara në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm e para, e ndjekur nga LDK.
LVV po prinë në Prishtinë me 46.83 për qind të votave, apo 52 mijë e 976 vota sipas rezultateve preliminare të rifreskuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).
E dyta vjen partia e cila udhëheq në këtë komunë, LDK me 25.61 për qind, apo 28 mijë e 971 vota.
PDK radhitet e treta me 18.35 për qind apo 20 mijë e 757 vota.
E katërta për nga numri i votave deri më tani është renditur Koalicioni për Familje me 4.24 për qind, apo 4 mijë e 800 vota.
I pesti është renditur koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me Nismën, Konservatorët, Intelektualët dhe Listën Ideal me 3.30 për qind të votave, apo 3 mijë e 735 vota.