Rinesa diplomon në Zvicër, shpallet ndër studentet më të dalluar të gjeneratës
Universiteti Webster rendit lartë përkushtimin akademik të Rinesa Qerimit The post Rinesa diplomon në Zvicër, shpallet ndër studentet më të dalluar të gjeneratës appeared first on Albinfo.

Quhet Rinesa, është shqiptare nga Kosova, pikërisht nga qyteti i Gjilanit, ku së fundmi ka arritur një sukses akademik duke u diplomuar me rezultate të larta në Universitetin WEBSTER në Gjenevë, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Por jo vetëm kaq!
Rinesa u shqua për arritjet dhe intelegjencën e saj gjatë viteve të studimeve, andaj përfaqësuesit e Universitetit WEBSTER e kanë shpallur atë ndër gjashtë studentet më të dalluar të gjeneratës, transmeton tutje albinfo.ch.
Këtë vlerësim të lartë e kanë dhënë vet profesorët e këtij universiteti pasiqë që Rinesa ka treguar performancë të mirë dhe ka diplomuar në dy drejtime paralelisht, duke dëshmuar përkushtimin dhe potencialin e saj të jashtëzakonshëm akademik.
Ky është një tjetër shembull frymëzues i të rinjve nga diaspora që po tregojnë nivel të lartë profesional dhe intelektual në arenën ndërkombëtare. /Albinfo.ch
The post Rinesa diplomon në Zvicër, shpallet ndër studentet më të dalluar të gjeneratës appeared first on Albinfo.