Rita Ora paralajmëron këngën e re “Heat”
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka paralajmëruar rikthimin e saj në skenën muzikore me projektin më të ri, këngën “Heat”, përcjell albinfo.ch. Artistja, e cila prej prej më shumë se një dekade e gjysmë është pjesë e industrisë muzikore ndërkombëtare, ka ndarë me ndjekësit një pjesë të këngës përmes një videoje në TikTok, […] The post Rita Ora paralajmëron këngën e re “Heat” appeared first on Albinfo.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka paralajmëruar rikthimin e saj në skenën muzikore me projektin më të ri, këngën “Heat”, përcjell albinfo.ch.
Artistja, e cila prej prej më shumë se një dekade e gjysmë është pjesë e industrisë muzikore ndërkombëtare, ka ndarë me ndjekësit një pjesë të këngës përmes një videoje në TikTok, ku shfaqet në një atmosferë tejet verore dhe sensuale.
Ndërkaq kënga, që në dëgjimin e parë i përket zhanrit pop-dance me ndikime elektronike, përmban ritme të shpejta dhe motive verore që e bëjnë ideale për sezonin që po vjen. Me energji pozitive dhe një refren të kapshëm, “Heat” pritet të jetë një tjetër hit në repertorin tashmë të pasur të Ritës.
The post Rita Ora paralajmëron këngën e re “Heat” appeared first on Albinfo.