Rritet numri i shqiptarëve që heqin dorë nga nënshtetësia në këmbim të një pasaporte evropiane
Rreth 900 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare gjatë vitit 2024 në këmbim të një pasaporte evropiane. Krahasuar me vitin 2023, numri i atyre që braktisën Shqipërinë rrit me 52 raste ose 6.1 për qind, transmeton albinfo.ch. “Të paktë janë shtetet të cilat të lejojnë dy nënshtetësinë. Normalisht shteti i cili të pret pretendon […] The post Rritet numri i shqiptarëve që heqin dorë nga nënshtetësia në këmbim të një pasaporte evropiane appeared first on Albinfo.

Rreth 900 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare gjatë vitit 2024 në këmbim të një pasaporte evropiane.
Krahasuar me vitin 2023, numri i atyre që braktisën Shqipërinë rrit me 52 raste ose 6.1 për qind, transmeton albinfo.ch.
“Të paktë janë shtetet të cilat të lejojnë dy nënshtetësinë. Normalisht shteti i cili të pret pretendon që të lini shtetësinë tuaj e të përfitoni atë të vendit ku jetoni. Marrja e nënshtetësinë është një procedurë e tejzgjatur dhe personat e kualifikuar kanë përparësi. Mund të shkoj ky proces deri në 7-8 vjet”, tha për A2 CNN Rafael Todhe, jurist në Gjermani.
Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se në dekadën e fundit janë mbi 6 mijë e 600 shqiptarë që kanë hequr dorë nga pasaporta shqiptare. Kjo për shkak se shumë vende të BE-së nuk e lejojnë dyshtetësinë mes tyre Austria, Holanda, Spanja.
Ndërsa të dhënat nga NSTAT tregojnë se reth 52 për qind e të larguarve nga Shqipëria janë të rinj të grup-moshës 15-35 vjeç.
The post Rritet numri i shqiptarëve që heqin dorë nga nënshtetësia në këmbim të një pasaporte evropiane appeared first on Albinfo.