Rrjedhin planet për sulmin në Jemen/ SHBA, gazetari u fut gabimisht në grupin e zyrtarëve

Pas rrjedhjes se informacionit të klasifikuar nga Shtëpia e Bardhë mbi planet e Washingtonit për të sulmuar rebelët Houthi të Jemenit, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth sulmoi gazetarin qe ishte bere pjese e Grupit ne Signal duke e quajtur ate nje mashtrues te diskretituar. Hegseth i cili pasi nxorri zemerimin e tij ndaj Kryeredaktorit [...]Read More...

Rrjedhin planet për sulmin në Jemen/ SHBA, gazetari u fut gabimisht në grupin e zyrtarëve

Pas rrjedhjes se informacionit të klasifikuar nga Shtëpia e Bardhë mbi planet e Washingtonit për të sulmuar rebelët Houthi të Jemenit, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth sulmoi gazetarin qe ishte bere pjese e Grupit ne Signal duke e quajtur ate nje mashtrues te diskretituar.

Hegseth i cili pasi nxorri zemerimin e tij ndaj Kryeredaktorit te “The Atlantic” tha se ne fakt ne kete grup nuk kishte asnje rrjedhje informacioni apo diskutime per plane lufte mes zyrtareve te larte Amerikan.

Vete Hegseth i cili ishte pjese e grupit ne Signal refuzoi diskutimin e planeve te luftes nderkohe qe keto Kryeredaktori i The Atlantis Jeffrey Goldberg ne fakt konfirmoi se kishte pasur akses ne keto Biseda.

Presideni Amerikan Donald Trump u shpreh mbremjen e te henes se ai nuk kishte asnje informacion mbi rrjedhjen e informacionit te klasifikuar, por vetem pak minuta me vone Shtepia e Baedhe konfirmoi rrjedhjen e informacionit.

JD Vance ishte pjesëmarrësi më i lartë i administratës Trump në grupin e Signal.

Ndërsa zëvendëspresidenti zakonisht ka qenë në një linjë me presidentin Donald Trump në komentet e tij publike mbi politikën e jashtme, në diskutimet private ai tha se mendonte se administrata po bënte një gabim duke ndërmarrë veprime ushtarake.

Ai vuri në dukje se forcat e shënjestruara Houthi përbënin një kërcënim më të madh për transportin evropian, ndërkohë që rreziku për tregtinë amerikane ishte minimal.

“Nuk jam i sigurt se presidenti është i vetëdijshëm se sa e papajtueshme është kjo me mesazhin e tij për Evropën tani”, shkroi Vance, sipas kryeredaktorit të Atlantic.

Zëvendëspresidenti vazhdoi duke thënë se ai do të mbështeste atë që vendosi ekipi dhe se do i mbante për veten shqetësimet e tij.

Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, i pyetur nga vetë Goldberg, Trump tha se nuk ishte në dijeni për rastin./abcnews.al