Rubio: “Do t’u hiqen më shumë viza” studentëve
Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, ka paralajmëruar revokimin e më shumë vizave për studentët ndërsa administrata e tij forcon qëndrimin ndaj tyre. Deklarata vjen pas arrestimit dhe tentativës për dëbim të Mahmoud Khalil, një aktivist pro-palestinez dhe student në Universitetin e Kolumbias, shkruan DW. “Në ditët në vijim, ju duhet të prisni që do […] The post Rubio: “Do t’u hiqen më shumë viza” studentëve appeared first on Albinfo.

Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, ka paralajmëruar revokimin e më shumë vizave për studentët ndërsa administrata e tij forcon qëndrimin ndaj tyre. Deklarata vjen pas arrestimit dhe tentativës për dëbim të Mahmoud Khalil, një aktivist pro-palestinez dhe student në Universitetin e Kolumbias, shkruan DW.
“Në ditët në vijim, ju duhet të prisni që do të revokohen më shumë viza pasi ne identifikojmë njerëz që nuk duhet t’i kishim lejuar kurrë,” u tha Rubio gazetarëve.
Khalil u mor nga shtëpia e tij dhe u vendos për deportim, por avokatët e tij arritën ta ndalonin përkohësisht procesin, duke sfiduar ligjshmërinë e arrestimit. Megjithatë, ai nuk ishte në SHBA me vizë studentore, por si rezident i përhershëm me karton jeshil.
Ndërkohë, agjentët federalë bastisën dy studentë të tjerë të Kolumbias, vetëm disa orë pasi Donald Trump bëri thirrje për ndryshime në kurrikulën universitare. Nuk u raportuan arrestime nga këto bastisje, përcjell albinfo.
The post Rubio: “Do t’u hiqen më shumë viza” studentëve appeared first on Albinfo.