Rukiqi: Po harrojmë se Kosova është nën sanksione, shumë projekte janë peng i tyre
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen e qeverisë së Kosovës ndaj aleatëve, veçanërisht ndaj Shteteve të Bashkuara, në dritën e kritikave të të dërguarit për misione speciale në administratën e re të Trump, Richard Grenell. Rukiqi ka kujtuar gjatë një daljeje në “Pressing” se Kosova ende mbetet nën sanksione. “Nuk

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen e qeverisë së Kosovës ndaj aleatëve, veçanërisht ndaj Shteteve të Bashkuara, në dritën e kritikave të të dërguarit për misione speciale në administratën e re të Trump, Richard Grenell.
Rukiqi ka kujtuar gjatë një daljeje në “Pressing” se Kosova ende mbetet nën sanksione.
“Nuk ka nevojë të na theksoj askush tani. Ne e kemi perjetuar në lekurën tonë, Kosova është vendi i vetëm në Evropë pas Bjellorusisë dhe Rusisë, që është nën sanksione. Ato sanksione janë ende, mos të harrojmë. Janë shumë projektete të rëndësishme të cilat janë peng i atyre sanksioneve. Janë filterat për shembull, projekt i rëndësishëm në energji. Komplet rikonstruktimi i një pjesë të Kosovës B. Është salla koncertale këtu që ishte një projekt i rëndësishëm për kulturën.” – tha ai.