Rumani, balotazh për President/ Ultranacionalisti mbështetës i Trump fiton raundin e parë
Ultranacionalisti dhe kandidati euroskeptiku George Simion fitoi bindshëm raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani duke arritur të marr 40.9% të votave, por kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme sa per te shmangur nje balotash. Ai do të përballet tashmë në 18 maj me Kryebashkiakun Liberal të Bukureshtit, Nicușor Dan, i cili u rendit I [...]Read More...

Ultranacionalisti dhe kandidati euroskeptiku George Simion fitoi bindshëm raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani duke arritur të marr 40.9% të votave, por kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme sa per te shmangur nje balotash. Ai do të përballet tashmë në 18 maj me Kryebashkiakun Liberal të Bukureshtit, Nicușor Dan, i cili u rendit I dyti në këtë porces zgjedhor duke marrë me pak më pak se 21% të votave.
Simion, 38 vjeç, është udhëheqës i partisë Aleanca për Bashkimin e Rumunëve dhe një mbështetës i deklaruar i presidentit amerikan Donald Trump. Ndonëse shprehet kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe është skeptik ndaj Bashkimit Evropian, ai ka deklaruar për se është në favor të një NATO-je të fortë dhe pranisë së vazhdueshme të trupave amerikane në Rumani.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale te se dieles erdhi pas një skandali të madh zgjedhor gjashtë muaj më parë, kur fitorja e kandidatit radikal Calin Georgescu u anulua për shkak të akuzave për manipulim elektoral dhe ndërhyrje ruse. Georgescu u përjashtua nga pjesëmarrja në raundin e përsëritur, ndërsa shumë nga mbështetësit e tij duket se kanë kaluar në kampin e Simionit.
Në një deklaratë pas shpalljes së rezultateve paraprake, George Simion falënderoi votuesit duke e quajtur votën e tyre “një akt guximi, besimi dhe solidariteti”. Në një postim në rrjetin social X ai shkroi: “Këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë me një kandidat apo një tjetër, por me çdo rumun që është mashtruar, injoruar dhe poshtëruar, por ende ka forcë të besojë dhe të mbrojë identitetin dhe të drejtat tona.” Fushata e tij është përqendruar te pakënaqësia publike ndaj ndihmës financiare për refugjatët ukrainas dhe mungesa e progresit në integrimin e plotë të Rumanisë në zonën Shengen, proces që u përmbyll pjesërisht në janar të vitit 2025.
Nga ana tjetër, Nicușor Dan shihet si një alternativë pro-evropiane dhe më e moderuar. Ai ka mbështetje të fortë në qytetet e mëdha dhe te diaspora rumune, e cila mund të luajë një rol vendimtar në balotazh. Si raundi i parë I zgjedhjeve presidenciale në Rumani që u mbajt të dielën që lam pas dhe si raundi i dytë që do të mbahet në 18 maj po ndiqen me shqetësim nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara por edhe nga vetë Ukraina. Rumania është një pike kyçe tranziti për ndihmat ushtarake dhe furnizimet për Ukrainën, si dhe një vend me rëndësi strategjike për NATO-n. Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar se një fitore për Simion mund të ndryshojë ndjeshëm drejtimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Rumanisë./abcnews.al