Rumania zgjedh presidentin/ Balotazhi, sondazhet: Në epërsi të lehtë nacionalisti i së djathtës ekstreme
Qytetarët e Rumanisë po voyojnë këtë të dielë në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale. Në garë janë nacionalisti së djathtës ekstreme, George Simion, 38 vjeç. Ai është është kritik ndaj udhëheqjes së Bashkimit Evropian dhe kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën fqinje.. Kryetari centrist i Komunës së Bukureshtit, Nicusor Dan, 55 vjeç është kandidati tjetër. Ai ka [...]Read More...

Qytetarët e Rumanisë po voyojnë këtë të dielë në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.
Në garë janë nacionalisti së djathtës ekstreme, George Simion, 38 vjeç. Ai është është kritik ndaj udhëheqjes së Bashkimit Evropian dhe kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën fqinje..
Kryetari centrist i Komunës së Bukureshtit, Nicusor Dan, 55 vjeç është kandidati tjetër. Ai ka premtuar të luftojë korrupsionin, është fuqishëm pro Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Dan ka deklaruar se mbështetja e Rumanisë për Ukrainën është thelbësore për sigurinë e saj përballë kërcënimit në rritje nga Rusia.
Një sondazh që u publikua të premten e sheh Dan për herë të parë që nga raundi i parë, të jetë pak përpara Simionit në një garë të ngushtë që do të varet nga pjesëmarrja dhe diaspora e madhe rumune.
Rezultati i zgjedhjeve në Rumani mund të ketë ndikim si në ekonominë e dobësuar të vendit, ashtu edhe në unitetin brenda Bashkimit Evropian.
Presidenti rumun ka kompetenca të konsiderueshme, përfshirë drejtimin e këshillit të mbrojtjes që vendos për ndihmën ushtarake. Ai gjithashtu mbikëqyr politikën e jashtme dhe ka të drejtën të vërë veton për votime në Bashkimin Europian që kërkojnë unanimitet.
Kushdo që zgjidhet, do të duhet gjithashtu të propozojë një kryeministër që të negociojë një shumicë parlamentare. / abcnews.al