Rusia paralajmëron SHBA-në që të mos e ndihmojë ushtarakisht Izraelin
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov paralajmëroi të mërkurën se ndihma e drejtpërdrejtë ushtarake amerikane për Izraelin mund të destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e Mesme. Agjencia e lajmeve Interfax citon Ryabkov të ketë thënë se Rusia i paralajmëron SHBA-të kundër ofrimit të një ndihme të tillë për Izraelin – ose madje edhe kundër shqyrtimit [...]Read More...

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov paralajmëroi të mërkurën se ndihma e drejtpërdrejtë ushtarake amerikane për Izraelin mund të destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e Mesme.
Agjencia e lajmeve Interfax citon Ryabkov të ketë thënë se Rusia i paralajmëron SHBA-të kundër ofrimit të një ndihme të tillë për Izraelin – ose madje edhe kundër shqyrtimit të saj.
Ai tha se Moska ishte në kontakt si me Izraelin ashtu edhe me Iranin, shkruan Reuters.
Në komente të veçanta, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme SVR të Rusisë, Sergei Naryshkin, u citua të ketë thënë se situata midis Iranit dhe Izraelit tani ishte kritike.
Ryabkov i paralajmëroi SHBA-të kundër ndihmës së drejtpërdrejtë ushtarake për Izraelin apo edhe shqyrtimit të “opsioneve spekulative” të tilla, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
Më parë, një burim i njohur me diskutimet e brendshme në SHBA tha se Donald Trump dhe ekipi i tij po shqyrtonin një numër opsionesh, duke përfshirë bashkimin me Izraelin në sulmet kundër lokacioneve bërthamore iraniane./abcnews.al