Kjo është kandidatja për deputete e listës së Albin Kurtit që mori më së paku vota
Tash kur janë numëruar 2532 vendvotime nga 2533, ose 99.96% të votave, është zbuluar lista e kandidatëve më të votuar për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe e atyre më pak të votuar, raporton Gazeta Sinjali. Si më pak e votuara në listën e Albin Kurtit del të jetë Brunilda Gjura-Tafili. Ajo është e fundit në […]

Tash kur janë numëruar 2532 vendvotime nga 2533, ose 99.96% të votave, është zbuluar lista e kandidatëve më të votuar për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe e atyre më pak të votuar, raporton Gazeta Sinjali.
Si më pak e votuara në listën e Albin Kurtit del të jetë Brunilda Gjura-Tafili.
Ajo është e fundit në listë me vetëm 3 mijë e 484 vota.
Para saj janë vetëm, Luan Gacaferri, Teuta Mulaj, Gegë Lleshi dhe Sibora Kadriu.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.90% të votave të përgjithshme në zgjedhjet parlamentare, tash kur ende nuk janë numëruar votat nga diaspora, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.