Sallahu i LVV-së e sheh si jokushtetuese që e tretë të propozojë qeveri tranzicioni
Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka reaguar ndaj propozimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për formimin e një qeverie tranzicionale, duke e cilësuar atë si jokushtetuese, transmeton albinfo.ch. “Është jokushtetuese të propozosh nga pozicioni i tretë qeveri tranzicionale! Kjo dhe format e tjera të krijimit të qeverisë i […] The post Sallahu i LVV-së e sheh si jokushtetuese që e tretë të propozojë qeveri tranzicioni appeared first on Albinfo.

Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka reaguar ndaj propozimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për formimin e një qeverie tranzicionale, duke e cilësuar atë si jokushtetuese, transmeton albinfo.ch.
“Është jokushtetuese të propozosh nga pozicioni i tretë qeveri tranzicionale! Kjo dhe format e tjera të krijimit të qeverisë i takojnë dikujt tjetër”, ka shkruar Sallahu në një postim në Facebook.
Reagimi i tij vjen pas deklaratës së Abdixhikut në një konferencë për media, ku bëri të ditur se LDK-ja refuzon ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm dhe në vend të saj propozon krijimin e një qeverie të tranzicionit.
“LDK-ja, duke parë stagnimin 4-vjeçar, rrezikimin e aleancave dhe sigurisë nacionale, e vlerëson të pamundur bashkëpunimin me z.Kurti. Por vendi është në një krizë të thellë institucionale. Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik dhe një qeveri nacionale të transicionit”, deklaroi Abdixhiku, transmeton albinfo.ch.
The post Sallahu i LVV-së e sheh si jokushtetuese që e tretë të propozojë qeveri tranzicioni appeared first on Albinfo.