Samiti/ Paketë e re mbrojtje për Ukrainën, kryeministri britanik: Do të rrisim mbështetjen

Londër-Pas rreth dy orësh diskutimi ka përfunduar edhe Samiti i liderëve europianë. Të pranishëm në Samit ishin 15 liderët europinë, ndërsa u organizua nga kryeministri britanik Keir Starmer. Pas këtij Samiti Starmer ka zhvilluar edhe një konferencë për mediat. “Prioriteti i parë i kësaj qeverie, i çdo qeverie është siguria dhe siguria e popullit britanik për [...]Read More...

Samiti/ Paketë e re mbrojtje për Ukrainën, kryeministri britanik: Do të rrisim mbështetjen

Londër-Pas rreth dy orësh diskutimi ka përfunduar edhe Samiti i liderëve europianë.

Të pranishëm në Samit ishin 15 liderët europinë, ndërsa u organizua nga kryeministri britanik Keir Starmer.

Pas këtij Samiti Starmer ka zhvilluar edhe një konferencë për mediat.

“Prioriteti i parë i kësaj qeverie, i çdo qeverie është siguria dhe siguria e popullit britanik për të mbrojtur interesin kombëtar, veçanërisht në këto kohë të paqëndrueshme”, tha ai.

Starmer e vlerësoi takimin e sotëm si një mundësi “për të bashkuar partnerët tanë rreth kësaj përpjekjeje për të forcuar Ukrainën dhe për të mbështetur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për të mirën e të gjithëve ne”.

Gjithashtu Starmer njofton se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të lejojë Ukrainën të përdorë 1.6 miliardë paund nga financimi i eksportit të Mbretërisë së Bashkuar për të blerë më shumë se pesë mijë raketa të mbrojtjes ajrore.

/abcnews.al/